Real Madridi i Zidane në mesin e ekipeve legjendare të historisë

Real Madridi i Zinedine Zidane hyri në portën e madhe të ekipeve legjendare të historisë së futbollit. Tre sezoni dhe tre Champions League të fituar radhazi. Kjo ecuri fituese në kompeticionin më të madh të klubeve në botë e vendos këtë brez në mesin e Mbretërëve të këtij sporti.

Gjatë historisë së Copa Europa dhe tani e quajtur Champions League, janë shfaqur grupe të ndryshme që kanë dominuar kontinentin duke lënë shenja të pashlyeshme. Ka shuë që e kanë provuar. Ekipi Madrilen ka arritur të mbyllë rrethin e filluar nga Di Stefano dhe kompania me një dinasti që duket se nuk ka fund.

Më shumë se gjysmë shekulli më vonë, ka 9 grupe (ekipe) që shkruajtën historinë e tyre në letra ari. Mënyra të ndryshme të lojës dhe të kuptuarit e futbollit kanë zbritur dhe do të mbesin në përjetësi si legjenda të këtij kompeticioni.

Ekipet e pamposhtura
Eshtë e vështirë të zgjedhësh vendin e saktë të Real Madridit. Zindane me 11shen e tij është futur në mesin e ekipeve legjendare si: Ajax i Cruyff, Bayerni i Beckenbauer, ekipi i Pep Guardiolas, Milani i Sacchit…Me pak fjalë: pushtuesit e futbollit Europian.

Sigurisht që tani kemi ekipet më të mira të të gjitha kohërave. Messi, Cristiano, Van Basten, Eusebio, Keegan, Muller, Luis Suarez, Modric, Ramos. Yje në mesin e yjeve në ekipe që shfaqen rrallë gjatë gjithë historisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *