A e dini sa paguhej Zidane te Reali?

9 milionë euro, kaq paguhej Zidane në vit nga Real Madridi.
Zinedine Zidane edhe zyrtarisht është larguar nga Real Madridi pas 878 ditëve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, duke shkruar histori.

Pas triumfit në vitin 2016 e 2017 në Champions League, mediat raportojnë se Real Madridi ia kishte përmirësuar kushtet ekonomike trajnerit francez.

Nga 5 milionë, ai sezonin që lamë pas, ku fitoi sërish Ligën e Kampionëve, merrte 9 milionë euro në vit, trajneri i pestë më i paguar në botë.

Zizu e mbylli epokën me Realin me 9 trofe; 1 La Liga, 3 Champions League, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Superkupa të Evropës dhe 2 Kupa të Botës për Klube – trajneri i dytë më i suksesshëm në histori të Real Madridit, pas Miguel Muñoz (14 trofe).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *