A po na përgjojnë smartfonët tanë? Përgjigja do t’iu shokojë

Kur ish drejtori i FBI-së, James Comey u pyet përsëri në shtator të vitit 2016 nëse ai e mbulonte kamerën e tij të laptopit, ai u përgjigj pozitivisht.
“Patjetër, patjetër. Unë jam i brengosur me shumë gjëra, edhe për këtë jam tallur, por shpresoj që njerëzit i mbyllin makinat e tyre, dyert e shtëpive. Unë kam sistem alarmi, duhet ta përdorni edhe ju”, u shpreh ai.

Kush mund të ketë qasje në pajisjet tuaja:

Felix Krause përshkroi në vitin 2017 se kur një përdorues i jep akses aplikacioneve si WhatsApp, Facebook, Snapchat, Instagram, Twitter, LikedIn dhe Viber për të përdorur kamerën dhe mikrofonin tuaj, aplikacioni mund të bëjë që:
Të hyni në të dyja kamerat
Regjistroni në çdo kohë që aplikacioni është në plan të parë
Të shkarkoni fotografi dhe video pa dëshirë
Të ngarkoni fotografi dhe video pa dëshirë
Këto dhe shumë gjëra të tjera mund të kontrollohen nga hakerët nëpërmjet aplikacioneve të njëjta. Agjencitë qeveritare të sigurisë mund të kenë qasje në pajisjet e juaja. Hakerët gjithashtu mund të kenë akses në pajisjet tuaja me lehtësi të jashtëzakonshme nëpërmjet aplikacioneve, skedarëve PDF, mesazheve multimediale dhe madje edhe nëpërmjet emojive.
Një aplikacion i quajtur Metasploit në platformën e piraterisë përdoret për të hapur dokumente dhe gjëra brenda pajisjes tuaj. Kështu që ju duhet të keni kujdes në përdorimin e smartfonëve dhe loptopëve pasi që ne mund të jemi duke u përgjuar.

Shqiptari që vrau gruan midis Gjermanisë, la 4 fëmijë pa nënë

Shtetasi shqiptar nga Kosova Anton B., 38-vjeçar dyshohet se e ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij 30-vjeçare Emine A. në qytetin Salzgitter të Gjermanisë të hënën në mbrëmje.
Arrestimi i Antonit ndodhi sot, ndërsa vrasje e Emines ka ndodhur përpara syve të fëmijëve.Përveç vdekjes së Eminës, Anton B. dyshohet se e ka plagosur në bark edhe motrën e bashkëshortes së tij, Arlindën (32).

Sipas mediave gjermane, dyshohet se shkak i tragjedisë ishte një grindje familjare. Mirëpo, për motivin e veprës do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme, përcjell albinfo.ch.Sipas raportimeve të gazetës “Regional Salzgitter”, kosovari 38-vjeçar thuhet se Antoni dhe Eminja nuk kanë qenë të martuar sipas ligjit gjerman, por kanë pasur katër fëmijë së bashku, përcjell albinfo.ch.Sipas kësaj gazete, në çift ka ekzistuar tash e një kohë një mosmarrëveshje. Ata ishin çift për shtatë vite me radhë dhe kishin katër fëmijë (3 deri 6 vjeç).

Bleu një shalqi në treg, kur e ndau në dy pjesë mbeti e habitur

Rrallëherë kemi pasur rastin të dëgjojmë për shalqirin me ngjyrë të verdhë.
Por, fatin për të shijuar një të tillë e kishte pasur një vajzë e cila kishte shkuar për të bërë shoping në treg.

Dhe në momentin që e ndau në dy pjesë përjetoi befasinë e veçantë, pasi kurrë nuk kishte pritur që shalqirin të cilin e kishte blerë në treg, përbrenda do të ketë ngjyrë të verdhë.

Thuhet se shalqiri me këtë ngjyrë është me të vërtetë i shijshëm, më i ëmbël se i kuqi dhe ka një shije pak a shumë si mjalti.

Ky produkt është shumë i kërkuar në tregjet globale.

Çfarë ngatërrese! Porositi shamponë, i erdhën 20 pasaporta amerikane

Një nënë që bleu shamponë në internet u trondit kur hapi kutinë e postës dhe në kutinë e porositur gjeti 20 pasaporta të reja amerikane.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Nicole Mitchell, 46 vjeç, nuk mund tu besonte syve kur ajo hapi kutinë që përmbante dokumente konfidenciale të destinuara për ambasadën amerikane, në vend të shamponëve.

Ajo tha: “Kjo është një shkelje masive e sigurisë – ka terrorizëm në të gjithë botën – çka nëse ato do të kishin shkuar në duart e terroristëve?

“Isha më e frikësuar dhe e shqetësuar për shkak se asnjë organ nuk donte të më shpjegonte”.

“Unë besoj se kjo është me të vërtetë serioze”.

Megjithatë pasaportat u morën nga stafi i ambasadës amerikane, i cili mbërriti në shtëpinë e saj në veriperëndim të Londrës disa orë më vonë.

I vrau ish-kunati motrën, rrëfimi i vëllait të 30-vjeçares për median gjermane

30-vjeçarja nga Kosova, Emine A. sapo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj – në të cilën banonte – të hënën. Ajo po qëndronte e ulur në një karrige pranë familjes së saj dhe katër fëmijëve rreth orës 19:00 në oborrin e shtëpisë së saj.

Teksa Eminja ishte ulur në oborrin e shtëpisë me familjen e saj, papritmas ish-bashkëshorti i saj erdhi me veturën e tij. Të gjithë ngjarjen e rrëfeu për gazetën gjermane BILD, vëllai i Eminës, Blerim A.

“Antoni erdhi këtu me një veturë Golf, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli, teksa makina ecte nëpër rrugë”, thotë vëllai i Eminës, Blerimi, për gazetën gjermane Bild.

Përpara se të shtinte me armë në drejtim të Eminës, Anton B. u afrua në oborrin e shtëpisë. “Ai e kapi motrën. Pastaj nëna ime iu afrua atij dhe e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time”, tregon Blerimi.

Gjatë përleshjes, një e shtënë nga arma e Anton B. e goditi motrën e Eminës, Arlindën, në stomak. Vëllai i saj e rrëfen edhe më tej ngjarjen. “Pastaj motra ime Eminja ndërhyri dhe i tha: ‘Mjaft! Lëri ata!’ Pas kësaj erdhi një e shtënë tjetër me të cilën e goditi Eminën në kokë. Ajo vdiq menjëherë”, tregon vëllai i viktimës.

Edhe katër fëmijët e ish-çiftit, të cilët kanë moshë nga tre deri në gjashtë vjet ishin në oborrin e shtëpisë kur Anton B. e qëlloi për vdekje në kokë nënën e fëmijëve të tij.

Ish-partneri u arratis me makinën e tij pas ngjarjes, por u arrestua pas një bastisje të madhe të martën nga një njësi speciale e policisë.

Ndërkohë, fëmijët e traumatizuar të Emine A. janë strehuar tek familja e prindërve të saj. “Ata nuk duan ta shohin më Antonin. Vajza e vogël është e frikësuar” tha sot Blerim A., vëllai i viktimës.

“Shqiptarët janë kafshë, ne i bëmë njerëz”, reagimi i fortë ndaj gazetës…

Komiteti i Helsinkit në Greqi ka denoncuar gazetën “Proto Thema” për qëndrime raciste ndaj shqiptarëve.

Reagimi erdhi pas botimit të një shkrimi nga ana e gazetarit Themis Anastesiadhis.

Ai i ka quajtur shqiptarët, “kafshë që erdhën në Greqi në gjendje kafshërore dhe ne i bëmë njerëz”.

Për më tepër, në shkrimin e tij gazetari Anastesiadhis thotë se grekët e kanë vetë fajin që i bënë shqiptarët njerëz.

Menjëherë pas këtij shkrimi, Komiteti i Helsinkit në Greqi vendosi të kryejë denoncimin pranë departamentit kundër dhunës raciste në shkelje të ligjit./Vizion Plus

FOTO/ Krim në familje, i riu shqiptar ekzekuton të atin

Një i riu shqiptar ka ekzekutuar të atin e tij grek, në Zakynthos të Greqisë. Krimi, sipas policisë helene, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa sot është bërë i ditur arrestimi i 26-vjeçarit (identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur) dhe rezultat e hetimit.

“U zbulua nga efektivët e policisë së Departamentit të Sigurisë të Zakynthos në bashkëpunim forcat policore të Divizionit të Sigurisë së Patras, vrasja e 70-vjeçarit të dielën (27.05.2018) gjatë mbrëmjes në Zakynthos. Për këtë rast, një dosje u hartua për veprën penale të vrasjes me qëllim dhe armëmbajtje pa leje kundër një 26-vjeçari nga Shqipëria

Në veçanti, sipas të dhënave të mbledhura dhe të vlerësuara në kuadër të hetimeve të policisë, u zbulua se 26 vjeçari, të dielën (27.05.2018) në zonën e Agios Lia në Volimes, Zakynthos, qëlloi disa herë me një armë gjahu (shotgan) makinën e 70-vjeçarit, duke e plagosur atë për vdekje.

Gjatë hetimeve, arma e gjahut u gjet dhe u konfiskua. Një hetim i çështjes u krye nga Departamenti i Sigurisë i Zakynthos, me ndihmën e Divizionit të Sigurisë së Patrasë. 26-vjeçari do të dërgohet në Zyrën e Prokurorit Publik në Zakynthos, Zakynthos”, tuhet në njoftimin e policisë ishullore.

26-vjeçari është i biri i ish-postierit grek të vrarë, nga martesa e dytë me një grua shqiptare. Sipas medieve helene, të martën mbrëma ai rrëfeu krimin në polici. Raportohet se shkak i krimit, dyshohet të jenë abuzimet që 70-vjeçari ka bërë ndaj 26-vjeçarit dhe vëllezërve e motrave të tij. Sipas medieve helene, ka pasur kontradikta të deklaratave të dhëna në polici të të riut dhe nënës së tij.

Krimi raportohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 të së dielës, kur i moshuari grek u qëllua për vdekje teksa ndodhej në anë të rrugës provinciale Zakynthos – Volimes.

70-vjeçari gjeti i pajetë nga një shofer taksie që kaloi aty pas krimit e më tej lajmëroi policinë.

Viktima ishte qëlluar nga një armë gjahu dhe kishte lëndime në fytyrë, krahë dhe gjoks. Policia vlerësoi se autori i krimit ishte me gjasë i njohur për viktimën dhe ky i fundit e ndaloi vullnetarisht fugonin e tij për tu takuar me të.

Disa pyetje Edi Ramës për ‘marrëdhëniet e tij të fshehta’ me Erdogan…

Që nga viti 1991 Shqipëria ka pasur marrëdhënie miqësore me Turqinë. Me një vend anëtar NATO-s. Marrëdhënie që kanë qenë korrekte dhe transparente nga të gjithë qeveritë, përfshi presidentët, kryeministrat, ministrat dhe zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Por asnjëherë këto nuk kanë qenë marrëdhënie personale dhe aq më pak ilegale apo sekrete.

Me ardhjen në krye të qeverisë, për herë të parë që nga 1991, Rama e klasifikoi Turqinë në listën e vendeve partnere prioritare, duke i dhënë në praktikë shpesh, sidomos pas zgjedhjes së Trump në krye të SHBA, edhe vend më të priveligjuar se SHBA!

Edi Rama që pak para se të bëhej kryeministër e deri më sot ka zhvilluar marrëdhënie të fshehta personale, jo rrallë edhe takime sekrete dhe për çështje që askush në qeveri apo shtet nuk ka informacion.

Të gjithë këto takime sekrete dhe marrëdhënie të fshehta kanë krijuar dyshime si brenda vendit ashtu edhe në lidershipin europian. Me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë dhe stigmatizmin nga perëndimi të sjelljeve autoritare të Erdoganit, është rritur ‘rreziku’ i ndikimit të këtij faktori në zhvillimet në Shqipëri me pasoja edhe në integrimin e vendit në BE.

Për lidhjet e fshehta (jo për pjesën e marrëdhënieve zyrtare e transparente) të Ramës me Erdogan që kanë krijuar dyshime e shqetësime në Shqipëri dhe Perëndim do të shtroheshin disa pyetje:

Cili ka qenë mentori/këshilltari që ka projektuar dhe ngjizur marrëdhënien personale e takimet e para të fshehta mes Ramës e Edrdogan?
Përse Rama ka miratuar marrëveshjen në Konferencës e Organizatës së bashkëpunimit Islamik, para mbledhjes së OKB, për të votuar kundër SHBA për vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem? Çfarë këshillash ka marrë Rama nga Erdogan për këtë çështje? Dhe kur është realizuar kjo bisedë e fshehtë? Dhe a ka Ministria e Jashtme të gjithë dosjen për këtë çështje?
A ka zhvilluar Rama bisedime të fshehta më Erdogan për qëndrimin në OKB kundër nismës së Presidentit të SHBA Donald Trump? Dhe çfarë është biseduar në këto takime? Çfarë ka biseduar Rama me Erdogan për çështjen e kufirit detar të Shqipërisë me Greqinë? A ekzistojnë në Ministrinë e Jashtme informacione për bisedimet Rama-Erdogan për këtë çështje?
Çfarë bisedimesh të fshehta ka zhvilluar Rama me Erdogan për çështjen e transportit në Shqipëri të mbetjeve kimike nga Siria? A ka pasur Rama këshilla nga Erdogan për këtë çështje?
Çfarë ka biseduar fshehtësisht me Erdogan për çështjen e ekstradimit të ‘gylenistëve’ nga Shqipëria? A zotëron Rama një listë të ‘gylenistëve’ të kërkuar nga Erdogan? A zotëron Ministria e Jashtme informacione për këto bisedime sekrete Rama-Erdogan për çështjen e ‘gylenistëve’?
Çfarë bisedash sekrete ka zhvilluar Rama me Erdogan për Kosovën e marrëdhëniet e tij me Vuçiç?
Çfarë bisede të fshehtë ka zhvilluar Rama me Erdogan për çështjen e ndërtimit dhe inaugurimit të Xhamisë së Tiranës dhe më konkretisht për shkarkimin e Kryetarit të KMSH? A i është kërkuar Ramës në këto takime të fshehta me Erdogan klasifikimi i kryetarit të KMSH në listën e ‘gylenistëve’? A ka informacione në Ministrinë e Jashtme për bisedimet e Ramës me Erdogan për këtë çështje?
A ka biseduar Rama në këto takime të fshehta me Erdogan edhe për marrëdhëniet e tij me Putin dhe Rusinë? A ka informacione në Ministrinë e Jashtme për këto biseda?
A i është ngritur Ramës në takimet me Merkel dhe Makron çështja e marrëdhënieve të tij me Erdogan? Çfarë informacionesh ekzistojnë në Ministrinë e Jashtme lidhur me ndikimin e Erdogan mbi Edi Ramën dhe lidhjet e tij të dyshimta?
A e ka vënë Rama në dijeni

Erdogan që ambasadori i tij në Tel Aviv mori pjesë në inaugurimin e ambasadës së SHBA në Jeruzalem? Dhe/apo çfarë reagimi ka pasur nga Erdogan për këtë çështje?
A ka marrë komente/reagime ambasadori i Shqipërisë në Ankara, para apo gjatë Samitit të Jashtëzakonshëm që u mbajt në Stamboll, ku Turqia dhe vendet myslimane dënuan veprimet e SHBA e të Izraelit në rastin e inaugurimit të ambasadës së SHBA në Jerusalem? Përse ambasadori i Shqipërisë në Ankara nuk e bëri të qartë qëndrimin e Ramës për pjesëmarrjen në inaugurimin e ambasadës së SHBA në Jerusalem por votoi në heshtje për miratimin e të gjithë kritikave dhe sulmeve ndaj SHBA dhe Izraelit?
Opozita duhet urgjentisht në një seancë me dyer të mbyllura të Komisionit të Politikës së Jashtme të marrë informacionet zyrtare nga Kryeministria dhe Ministria e Jashtme për marrëdhëniet e fshehta e takimet sekrete mes Ramës e Erdogan.

Po ashtu edhe Presidenti i Republikës duhet të kërkojë të gjithë informacionet për këtë çështje. Dhe eventualisht mund të organizonte edhe një mbledhje të posaçme për këtë çështje përderisa marrëdhëniet e fshehta të Ramës me Erdogan janë bërë pjesë e raporteve perëndimore, zyrtare apo të OJF, me ndikim në integrimin e Shqipërisë me BE.

Rreziku që i vjen Shqipërisë nga ‘Sulltani’ shqiptar

Integrimi i Shqipërisë rrezikohet vetëm nga “Sulltani” shqiptar dhe bëmat e tij. Për më tepër që ky ka lidhje e marrëdhënie me një “mik shumë të ngushtë” që i do të mirën dhe të cilin ky e adhuron, por që BE e shikon me dyshime.

Lidhja e “Sulltanit” shqiptar me mikun e tij të ngushtë s’është aspak politike. Është një lidhje që ka nisur të konsolidohet pas ardhjes së tij në pushtet. Kjo lidhje e “Sulltanit” shqiptar ka marrë formën e një Vëllazërie, duke përfshirë edhe “sulltanë” të tjerë nga trojet e tjera të banuara nga shqiptarët. Kjo lidhje është shumë e ngushtë dhe e pakrahasueshme me marrëdhëniet që “Sulltani” shqiptar ka me drejtues të vendeve të tjera, qofshin nga SHBA apo BE.

Kjo lidhje është e tillë për një “arsye shumë të fortë”: “Sulltani” shqiptar e adhuron modelin e qeverisjes së mikut të tij. Adhuron sidomos sjelljen e tij ndaj kundërshtarëve. Ëndërron fuqinë ekonomike dhe kontrollin e bizneseve sipas modelit të tij. Synon ta imitojë atë deri edhe në marifetet për të qëndruar gjatë në pushtet i vetëm. Madje do të dëshironte ta kishte atë një strofkë të sigurt nëse do të detyrohej një ditë të largohej nga vendi e të kërkonte azil.

“Sulltani” shqiptar ka bërë dhe bën gjithçka që ta ruajë dhe forcojë këtë lidhje, madje duke shpërfillur edhe qëndrimet e SHBA apo Gjermanisë.

“Sulltani” shqiptar i ka bërë mikut të tij vizita private, pa pritur të legjitimohej dhe ka qëndruar si “vllam” në rezidencën e tij.

“Sulltani” shqiptar është ftuar dhe ka marrë pjesë edhe në evente të rëndësishme familjare, përfshi edhe në dasmën e vajzës së mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar, e ka shpallur vendin e mikut të tij, për herë të parë, partner strategjik, njëlloj si SHBA, madje duke shkuar edhe më larg me premtimin për të pasur në cdo ministri këshilltarë prej vendit të tij.

“Sulltani” shqiptar i mban lidhjet me mikun e tij përmes një ambasadori personal, njeriu shumë të “besuar” që i ka mbajtur financat dhe ka mbikëqyrur “pastrimin e parave” të tij.

“Sulltani” shqiptar për shkak të lidhjeve të forta është përplasur me Presidentin e SHBA, Trump, për t’ju bindur vullneteve dhe interesave të mikut të tij.

“Sulltani” shqiptar i ka premtuar mikut të tij dhe me shumë gjasa ka vepruar sipas kërkesës së tij për të ekstraduar disa nga armiqtë e mikut të tij, të cilët miku i tij mezi pret ti burgosë.

“Sulltani” shqiptar ka marrë nga miku i tij një dhuratë prej 30 milion dollarë për ndërtimin e Xhamisë më të madhe në Ballkan.

“Sulltani” shqiptar ka biseduar shpesh me mikun e tij në mënyrë ilegale për shumë çështje të cilat nuk ka dijeni asnjë zyrtar tjetër i shtetit shqiptar. Madje thuhet se në disa nga këto bisedime ilegale janë marrë këshilla për qëndrimin e “Sulltanit” shqiptar ndaj shteteve fqinje apo partnerëve kryesorë.

“Sulltani” shqiptar për shkak të këtyre marrëdhënieve ilegale me mikun e tij ka krijuar shumë dyshime te partnerët strategjikë për rolin dhe ndikimin që ai ka mbi Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

“Sulltani” shqiptar duket se është i vendosur ta lidhë fatin dhe fundin e tij me mikun e tij, sepse ndjehet më i sigurt së bashku me të si gjatë “mbretërimit” por edhe pas tij nëse do të paraqitej nevoja.

“Sulltani” shqiptar, për të gjithë këto arsye është gati të sfidojë apo të shpërfillë çdo këshillë që do ti mund ti vinte nga SHBA apo Gjermania që do të stigmatizonte lidhjen e tij të ngushtë me mikun e tij, pavarësisht se në biseda konfidenciale me ndonjë ndërmjetës të fuqishëm mundet ta shesë edhe mikun e tij.

Ja cila është risia e fundit që sejll Apple

Apple pritet të sjellë së shpejti përditësimin më të ri të sistemit operativ të iPhone, iOS 12, ku nuk mungojnë risitë për të gjithë adhuruesit e këtij smartfoni.

Kompania gjigante e teknologjisë është duke punuar për të përmirësuar iPhonet që janë të pajisur me NFC me aftësinë për të zhbllokuar dyert, dhomat e hoteleve dhe makinat, raporton “t3”.

NFC, i pranishëm në iPhone 6 dhe lart, lejon shkëmbime informacionit pa kontakt dhe bën të mundur përdorimin e “Apple Pay” për të paguar për blerjet në dyqane duke e mbajtur telefonin afër një lexuesi të kartës së kreditit.

Apple po zgjeron aftësitë e veta në mënyrë që të mund të ndërveprojë në ndërtimin e sistemeve të sigurisë, automjeteve dhe madje edhe lehtësimin e pagesave në masë.

NFC-ja e re do të jetë në gjendje të punojë me aplikacione edhe kur telefoni është i bllokuar. Kjo do të thotë që ju mund të përdorni iPhone tuaj si një çelës dere duke prekur për hyrje, pa pasur nevojë të hapni një aplikacion.

Pritet që Apple të zbulojë këtë risi por edhe shumë më tepër rreth iOS-it në Konferencën e saj Zhvillimore Botërore, WWDC, muajin e ardhshëm.